RRETH BABYLU Babylu është brand i prodhuar nga Crevil Cosmetics & Pharmaceuticals Germany, një nga kompanitë kozmetike dhe farmaceutike më të medha të Gjermanisë. Babylu zhvillon, prodhon dhe shpërndan një gamë të gjerë të produkteve farmaceutike per foshnje, të cilat prodhohen në përgjigje të kërkesës së klientit dhe që plotësojnë standardet e industrisë gjermane dhe evropiane. Ne konfirmojmë, që të gjitha produktet qe tregtojme janë prodhuar në përputhje me udhëzimet për Praktiken e Mirë të Prodhimit, ISO dhe janë në përputhje me Dekretin mbi Standardet Gjermane.
Përdorimi i teknologjive më të fundit për kërkime dhe me mbi 2.000 produkte të provuara dhe të testuara, bëjnë që ne të jemi partneri i duhur për ju. Të gjitha produktet Babylu janë pa paraben, pa fragrance, pa silicon dhe tërësisht bimore. Të gjitha formulat janë bazuar në testet të gjera e të standardizuara për viskozitet, densitetin dhe vlerën e pH.